Në vijim të traditës pozitive të krijuar ndër vite,në kuadër të muajit ndërgjegjësues Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore,Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, mbështetur nga UNDP me financimin e USAID, organizuan sot nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Prefektit Z.Edison Jonuzi një aktivitet gjithëpërfshirës ku ishin të pranishëm: anëtarët e Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik dhe përfaqësues nga institucionet partnere.
Aktiviteti kishte si qëllim adresimin e çështjeve kritike që lidhen me punësimin e të rinjve dhe adoleshentëve në punët sezonale si dhe për të diskutuar rreth të drejtave të punëtorëve të rinj dhe sistemeve mbështetëse në dispozicion të tyre.
Gjatë takimit të pranishmit nënvizuan hapat konkretë që do të ndërmerren për të pasur rezultate të prekshme, duke i dhënë përparësi zbatimit të ligjit, rritjes së efektivitetit të institucioneve të çdo segmenti përkatës në gjithë zinxhirin institucional, krijimit të planeve të veprimit, zhvillimit të kapaciteteve të profesionistëve dhe mbi të gjitha në rritijen e ndërgiegjësimit kundrejt fenomeneve të caktuara.