Takim në kuadër të mbylljes së aktiviteteve ndërgjegjësuese antitrafik të realizuara gjatë muajit tetor.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot më datë 31.10.2023 takimi në kuadër të mbylljes së aktiviteteve ndërgjegjësuese antitrafik të realizuara gjatë muajit tetor nga Institucionet shtetërore dhe organizatat partnere me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.

Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë strukturat shtetërore dhe organizatat jo qeveritare anëtare pjesë e këtij komiteti, si dhe një grup nxënësish nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti”.

Prefekti i Qarkut Durrës hapi takimin duke falenderuar të gjithë strukturat për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë aktiviteve të këtij muaji, përgëzoj ata për punën e mirë, angazhimin dhe impenjimin serioz të treguar në Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore duke nënvizuar që KRAT Durrës është një nga strukturat që dallohet për veprimtarinë dhe përformancën e saj dhe kjo sigurisht falë punës së përbashkët por mbi të gjitha falë bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis nesh në koordinimin e veprimeve dhe aktiviteteve sipas planit të veprimit.

Gjatë takimit të pranishmit krijuan një tablo të situatës antitrafik në qark, analizuan problematikat e hasura si dhe informuan mbi aktivitetet e organizuara gjatë këtij muaji të cilat kanë përfshirë grupe të shumta interesi dhe janë shtrirë në të gjithë territorin e qarkut durrës.

Ndërsa nxënësit që ju bashkuan kësaj fushate me mbështetjen e World Vision prezantuan një draft projekt i cili do ti vij në ndihmë fëmijëvë në situatë rruge. Ky projekt u përkrah nga Prefekti i Qarkut i cili shprehu gadishmëri të plotë për të mbështëtur idetë e tyre për të edukuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjithashtu në këtë takim nga Znj.Fabiola Egro Drejtuese e Rrjetit të Qëndrave për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” u bë një prezantim dhe një përshkrim i detajuar mbi startimin dhe funksionin e “Qendrës së Resiliencës” e cila ngrihet si rezultat i partneritetit ndërmjet Bashkisë Durrës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, USAID, UNDP. Kjo qënder do të funksionojë duke përfshirë në mënyrë proaktive komunitetin duke ofruar shërbimet e saj përmes koordinimit ndërsektorial permes alternativa të reja për integrim në përputhje me interesin me të larte të fëmijës dhe familjes e cila nga sot do të jetë pjesë e tryezës teknike me shërbimet që ofron në shërbim të viktimave të trafikimit.

Të pranishmit shprehën angazhimin e tyre të plotë për të punuar në partneritet dhe për të bërë të mundur mbarëvajtjen e punës së përbashkët.