Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloi sot me pjesëmarrjen e Zëvëndësministrit të Brendshëm z.Andi Mahila takimin e rradhës së Task-Forcës Rajonale për “Sigurinë Publike në Shkolla”.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloi sot me pjesëmarrjen e Zëvëndësministrit të Brendshëm z.Andi Mahila takimin e rradhës së Task-Forcës Rajonale për “Sigurinë Publike në Shkolla”.

Ky takim vjen në kuadër të zbatimit të planit të masave nga institucionet në funksion të detyrimit ligjor e institucional për një qasje të re në punën e përbashkët dhe detyrës për koordinim, monitorim e informimin ditë për ditë e javë pas jave bazuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla.

këtë kontekst mbledhja e sotme përfshiu Drejtues të Institucioneve që përbëjnë këtë Task-Forcë ku të pranishëm ishin: Zv/Kryetari i Bashkisë Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake, Drejtori Rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Drejtori i Ndërmarjes Rruga Bashkia Durrës, Drejtori i MZSH Durrës, Drejtueset e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar Durrës dhe Shijak, Shef/Sekt Rendit nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut do të drejtojë Task-Forcën rajonale për monitorimin e zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave. Në kuadër të kësaj nisme, gjatë takimit u kërkua nga ana e çdo institucioni zbatimi i detyrave të përcaktuara, standarti ligjor për t’u zbatuar e respektuar me përpikmëri në funksion të zgjerimit të perimetrit të sigurisë publike në shkolla.

Drejtuesit e institucioneve të koordinojnë punën dhe bashkëpunojnë për monitorimin e operatorëve ushqimorë brenda perimetrit të përcaktuar, monitorimin e kushteve të higjienës,cilësisë së ujit që kanë në përdorim në shkolla, pajisjen me mjete të shuarjes së zjarrit, vendosjen e sinjalistikes rrugore pranë objekteve arsimore, kontroll të rreptë për lëvizjen e mjeteve në atë perimeter, mos ofrimin e pijeve alkoolike, duhanit për të rinjtë nën moshën 18 vjeç, si dhe një rol akoma më aktiv nga të gjithë në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë së Policisë, për parandalimin e kriminalitetit dhe fenomeneve me risk për fëmijët e të rinjtë, fenomene që nuk lidhen vetëm me përdorimin e substancave narkotike, por edhe me bullizmin apo krimin kibernetik në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë çdo shqetësim e çdo problematike.

Gjatë këtij takimi ndër të tjera Zv/Ministri Z.Mahila kërkoi nga të pranishmit gatishmëri, bashkëpunim në informimin dhe sensibilizimin e popullsisë për t’ju përgjigjur kërkesave të INSTAT në funksion të realizimit me sukses të aktivitetit të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 si një detyrë dhe obligim qytetar.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit si një ekip ndërinstitucional për punën e përditshme për një proces sa më të rregullt e të sigurt përgjatë gjithë vitit arsimor 2023-2024.

Siguria e fëmijëve dhe të rinjve është detyrë jo vetëm e institucioneve dhe familjarëve të tyre, por edhe e të gjithë komunitetit, për të ndikuar të gjithë pozitivisht në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për rritjen dhe formimin e sigurt të fëmijëve tanë.