Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani pati kënaqësinë të priste në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Francës në Shqipëri Znj. Catherine SUARD.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani pati kënaqësinë të priste në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Francës në Shqipëri Znj. Catherine SUARD.

Prefekti shprehu falënderim për kontributin dhe mbështetjen që institucionet franceze, dhe vetë përfaqësia diplomatike e këtij shteti në Tiranë, kanë dhënë ndër vite si dhe për marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve tona.

Gjatë takimit, Ambasadorja Suard u njoh me rolin, funksionet, veprimtarinë e Institucionit të Prefektit si dhe me potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik, turistik, dhe me trashëgiminë kulturore të Qarkut tonë.

Qarku i Durrësit veçanërisht ka një lidhje shpirtërore, politike, kulturore e historike me Francën, ku me kalimin e viteve Qeveria Franceze i ka intensifikuar këto marrdhënie duke ofruar mbështetjen e pakushtëzuar në ngritje kapacitetesh me fokus rininë dhe në një sërë investimesh në infrastrukturë, kulturë dhe në fushën e edukimit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në ato kulturore e turistike por edhe projekte të tjera konkrete në fushën sociale duke shprehur vullnetin dhe besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen..