Komunikim mbi rezultatet e shumë pritura për respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë në plotësimin e kritereve të kërkuara për të ushtruar lirisht veprimtarinë e tyre të gjithë ata subjekte private që shfrytëzojnë një vendbazim dhe që janë pajisur me certifikatën e Operatorit Turistik.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës dhe Prefekti i Qarkut Z.Emiljan Jani si Kryetar i Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror bën me dije se pas një pune të përditshme në terren dhe kontrolleve të njëpasnjëshme në të gjitha vendbazimet të cilat gjenden në vijën bregdetare të Durrësit, si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer midis Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, Policisë Bashkiake Durrës, institucione të cilat përbëjnë këtë Task-Forcë, si dhe urdhërit të lëshuar nga Bashkia Durrës për pezullimin e shfytëzimit të vendbazimeve nga subjektet private që nuk janë pajisur me certifikatën e Operatorit Turistik, u arritën rezultatet e shumë pritura për respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë në plotësimin e kritereve të kërkuara për të ushtruar lirisht veprimtarinë e tyre të gjithë ata subjekte private që shfrytëzojnë një vendbazim dhe që janë pajisur me certifikatën e Operatorit Turistik.

Si rezultat për sa më sipër njoftojmë se vetëm dy vendbazime janë operues në aktivitetin e tyre me mjete lundruese motorrike për argëtim, dy janë në proces hetimor nga ana e prokurorisë dhe 6 të tjerë janë pezulluar deri në momentin e pajisjes së tyre me certifikatën e Operatorit Turistik, dokument ky i detyrueshëm siç kemi bërë tashmë thirrje prej muajsh dhe që lëshohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.