Mbledhja e rradhës së Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot, Dt.21.07.2023 mbledhjen e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar,vendimit nr 550, datë 15.07.2020 tre projekt vendime nga të cilat:

1.”Miratim kërkese për rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit”.

2.”Miratim kërkese për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji, pus shpimi”.

3.”Miratim kërkese për leje për përdorim burimi nëntokësor, për qëllime të ndryshme sanitare”.

Tre projekt vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.