Task-Forca Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2023 me kërkesë të Prefektit të Qarkut Durrës z. Emiljan Jani, ushtroi kontroll në terren për pajisjen e vendbazimeve me certifikatën e Operatorit Turistik.

Task-Forca Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2023 me kërkesë të Prefektit të Qarkut Durrës z. Emiljan Jani, ushtroi kontroll në terren për pajisjen e vendbazimeve me certifikatën e Operatorit Turistik.

Kjo kërkesë, u nxit nga disa prej institucioneve përbërëse të Task-Forcës si: Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Mos pajisja e të gjitha vendbazimeve me certifikatën e Operatorit Turistik sipas ligjit në fuqi i ndalon subjektet private shfrytëzuese të vendbazimeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak Durrës të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me mjetet lundrues motorrike për argëtim.

Kontrolli ka vijuar në të gjitha vendbazimet që gjenden në vijën bregdetare të Durrësit. Nga kontrolli i kryer grupi i Task-Forcës i përbërë nga Policia Vendore Kufitare dhe Migracionit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Policia Bashkiake Durrës, Policia Vendore e Qarkut Durrës dhe Bashkia Durrës konstatuan se përveç dy vendbazimeve të cilat janë pajisur tashmë me certifikatën e Operatorit Turistik, tetë të tjerat deklarojnë se janë në proçes aplikimi për t’u pajisur me këtë certifikatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Problem shqetësues mbeten vendosja e kullave të vrojtimit, apo çadrave të para me të gjitha kriteret dhe parametrat e kërkuar në ligj dhe vrojtuesit e plazhit të cilët shpeshherë nuk gjenden në kullat e vrojtimit.

Subjekteve iu la detyrë nga Task-Forca për Sezonin Turistik Veror 2023, të përmbushin sa më shpejt këtë detyrim ligjor për të vijuar më pas lirisht aktivitetin e tyre në këto vendbazime dhe për vrojtuesit e plazhit u theksua rëndësia e tyre për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda të cilat mund të çojnë edhe në hubjen e jetës së pushuesve.