Task-Forca Ndërinstitucionale për menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023 ka vijuar veprimtarinë e saj, duke ushtruar kontroll në terren me strukturat e saj.

Task-Forca Ndërinstitucionale për menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023 ka vijuar veprimtarinë e saj, duke ushtruar kontroll në terren me strukturat e saj; Policinë e Kufirit dhe Migracionit, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit dhe Bashkinë Durrës në vijën bregdetare të Durrësit.

Qëllimi i kontrollit ishte:

????Kontrolli i vendbazimeve të mjeteve lundruese.

????Respektimi i kritereve për pajisjen e subjekteve me çertifikatën e Operatorit Turistik, gjë pa të cilën subjektet nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me mjetet motorrike Jet Ski në det.

????Kontrolli i kullave të vrojtimit,bashkë me vrojtuesit e plazhit të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësinë për të qendruar aty vigjilent në ofrimin e shëbimit në rast nevoje nga pushuesit.

????Gjithashtu pjesë e kontrollit ishin edhe vendosja e bovave delimituese për zonën e sigurisë për notim nga pushuesit.

Ky inspektim ka si qëllim garantimin e një sezoni turistik të përshtatshem dhe sigurtë për të gjithë pushuesit, duke kërkuar në mënyrë të veçantë vëmëndje të shtuar në garantimin e sigurisë së jetës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës përmes mekanizmit Task-Forcë të ngritur për këtë qëllim do të vazhdojë kontrollin dhe monitorimin gjatë gjithë sezonit jo vetëm në zonën e plazhit të Durrësit, por edhe në të gjitha destinacionet e tjera turistike në të gjithë territorin e qarkut.