Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak Durrës

Sot u zhvillua konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak Durrës ku ishin të pranishëm, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani, Deputetë e Funksionarë të tjerë të Qarkut Durrës si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët mbështeten në mandatin e dytë Kryetaren Znj.Emiriana Sako.

Proçesi i ceremonisë u zhvillua në ambjentet e Këshillit Bashkiak Durrës, në zbatim të plotë të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prefekti i uroi të pranishmëve punë të mbarë në mbledhjen e parë për Konstituimin e Këshillit të Bashkisë Durrës duke vënë në dukje rëndësinë e madhe që ka ky këshill në vendimarrjet e tij dhe duke shprehur bindjen se Këshilli Bashkiak dhe Krytarja e Bashkisë do të kenë në kryefjalën e punës së tyre mirëqënien e komunitetit dhe kthimin e Bashkisë Durrës në një Bashki Europiane!