Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore në nderim të kolonelit hollandez Lodewijk ËJK Thomson, me rastin e 109 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore në nderim të kolonelit hollandez Lodewijk ËJK Thomson, me rastin e 109 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkisë Durrës Znj Emiriana Sako, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Reinout Vos, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit.

Pas homazheve në bustin e tij u zhvillua edhe një panel diskutimi me historianë të cilët diskutuan për rolin e misionit paqëruajtës holandez në Shqipëri dhe atë të kolonelit Thomson në vitin 1914.

Kolonel Thomson ishte një patriot i shquar që ra për Shqipërinë. Ai mund të konsiderohet si një martir i pavarësisë shqiptare dhe ne ia kushtojmë atij të gjitha nderimet që meritojnë martirët.