Task-Forca për Sezonin Turistik Veror 2023, me urdhër të Prefektit të Qarkut Durrës ka vijuar të ushtroi kontrolle në terren mbi masat e marra nga operatorët turistikë.

Task-Forca për Sezonin Turistik Veror 2023, me urdhër të Prefektit të Qarkut Durrës ka vijuar të ushtroi kontrolle në terren mbi masat e marra nga operatorët turistikë duke monituruar të gjitha vendbazimet e mjeteve lundruese me motor Jet Ski si dhe respektimin e sinjalistikës ujore me bova që ndodhen në vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait.

Ky inspektim ka si qëllim garantimin e një sezoni turistik të përshtatshem dhe sigurtë për të gjithë pushuesit, duke kërkuar në mënyrë të veçantë vëmëndje të shtuar në garantimin e sigurisë së jetës.

Plazhi i Durrësit mbetet një ndër destinacionet e preferuara të kësaj vere ku po vijon me ritme të larta prania e shtuar e pushuesve edhe këtë sezon turistik.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës përmes mekanizmit Task-Forcë të ngritur për këtë qëllim do të vazhdojë kontrollin dhe monitorimin gjatë gjithë sezonit jo vetëm në zonën e plazhit të Durrësit, por edhe në të gjitha destinacionet e tjera turistike në të gjithë territorin e qarkut.