Takim me fokus rritjen e gadishmërisë dhe të bashkëpunimit midis strukturave të Emergjencave Civile.

Ditën e sotme dt 25.05.2023 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani në kuadër të marrjes së masave paraprake për përballimin dhe menaxhimin e situatave të mundëshme emergjente përgjat sezonit pranverë-verë 2023, organizoj një takim me fokus rritjen e gadishmërisë dhe të bashkëpunimit midis strukturave të Emergjencave Civile.

Në takimin e organizuar ishin të pranishëm Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z. Renis Mullaj; Shefi i Rendit në DVP Z. Ruzhdi Domi dhe te gjithë anëtarët Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën e zjarreve, problematikat, masat parandaluese, mbrojtëse dhe reaguese, që duhet të merren nga bashkitë, inspektoriatet dhe institucionet ligjzbatuese, për përballimin e emergjencave sezonale verore me qellim rritjen e efiçencës së reagimit në kohë nga të gjithë strukturat ligjzbatuese.

Në takim u bë një analizë e veprimtarisë së strukturave të Shërbimit Zjarrfikës për vitin e kaluar (2022), në rang qarku, për të nxjerr në pah arrtitjet dhe konstatuar problematikat e hasura me qëllim përmirësimin e tyre përpara fillimit të sezonit veror.

Prefekti, në fjalën e Tij, krahas vlerësimit për punën e bërë nga strukturat përgjegjëse përgjat vitit të kaluar e deri më tani, kërkoj nga të pranishmit realizimin e disa detyrave paraprake si më poshtë:

Të përditësohen skemat e informimit për mënyrën e komunikimit midis strukturave.

Të hartohen dhe miratohen ” Planet e masave” për sezonin veror.

Të kontrollohet gatishmëria teknike e mjeteve zjarrfikse dhe paisjeve që kanë në dispozicion stukturat e MZSH.

Të vlerësohet situata aktuale në territoret e respektive dhe të raportohet për situatën, të bëhet vlerësimi real, të shfrytezohen kapacitetet dhe burimet njerëzore e logjistike ku të behet i mundur përdorimi i tërësisë së aseteve në aspektin e mbrojtjes civile, si një përgjegjësi dhe detyrim ligjor.

Prefekti, si drejtues i Komisionit të MC për Qarkun Durrës, ju kërkoi drejtuesve të strukturave të MZSH-ve që të ruajnë e të rrisin më tej gatishmërinë, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me gjithë strukturat e tjera të MC dhe në veçanti me strukturat e Policisë së Shtetit.

Emergjencat civile janë një nga fushat prioritare të përgjegjësisë së Institucionit të Prefektit dhe si e tillë garantojmë për angazhimin tonë maksimal për të marrë të gjitha masat dhe për të aktivizuar të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore në funksion të minimizimit të rrisqeve potenciale.

Prefektura e Qarkut Durrës, është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe strukturat qoftë në terren, qoftë atyre të mbrojtjes civile dhe po ndjek hap pas hapi dinamikat e çdo lloj situate që paraqitet në territor, duke raportuar dhe marrë parasysh kërkesat për mbështetje për çdo rast vështirësie ku paraqitet e nevojshme.

Prefekti i ben thirrje te gjithe qytetareve dhe banoreve te cilet ndodhen ne zona qe rrezikohen nga zjarri te sensibilizohen dhe te njoftojne menjehere instancat perkatese kur konstatojne vatra zjarri.