Takim me sektorin e Shëndetësisë

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sektorin e Shëndetësisë ku ishin të pranishëm: Drejtoresha e NJVKSH Durrës Znj. Aurora Hyka, Drejtoresha e FSDKSH Znj. Natasha Paço, përfaqësues nga Spitali Rajonal Durrës dhe nga ISHSH Durrës.Qëllimi i takimit ishte raportimi nga drejtuesit mbi marrjen e masave paraprake në zbatim të akteve normative mbi respektimin e protokolleve të sigurisë ndaj Covid 19.Prefekti në fjalën e tij theksoi marrjen e masave dhe shtimin e kontrolleve dhe monitorimin e shkollave, supermarketeve, fasonerive të cilët nuk respektojnë masat e duhura. Një tjetër problematikë që u diskutua ishte mbajtja pastër e ambjentit, ku Bashkia po vazhdon aksionin për pastrimin e mjedisit. Një kujdes të vecantë duhet të ketë kujdesi shëndetësor, spitalet dhe urgjenca të cilat duhet të jenë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e duhur për personat e sëmurë me Covid. Nga të dhënat e deri tanishme kemi një ngritje të numrit të infektuarve, ku janë dyshuar dhe testuar 779 persona dhe kanë rezultuar 260 raste me Covid pozitiv, nga këto kanë rezultuar me Covid pozitiv 14 nxënës, 9 mësues dhe 1 edukatore, të shpërndarë këto në shkolla të ndryshme. Një çështje tjetër kryesore është vaksinimi, ku totali i dozave të aplikuara janë 152025. Vaksinimi është një proces që vazhdon dhe është realizuar në 60%, ku konkretisht deri tani janë vaksinuar rreth 12 mijë persona në qytetin e Durrësit. Nga ana e Prefektit u kërkua bashkëpunim midis institucioneve për rritjen e efektivitetit të punës, menaxhim i situatës në nivelin e duhur, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave dhe protokolleve të shëndetësisë. Institucioni i Prefektit do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar dhe njëkohësisht mbështetur në lidhje me çdo problematikë.