Takim i Task Forcës Vendore për Parandalimin e Kultivimit të Kanabisit.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto zhvilloj sot më datë 09.06.2021 takimin e rradhës së Task Forcës Vendore për Parandalimin e Kultivimit të Kanabisit ku ishin të pranishëm drejtues të strukturave kryesore të cilët kanë përgjegjësi në monitorimin dhe kontrollin e territorit të Qarkut Durrës si një nga qarqet me risk të lartë në këtë drejtim.Ky takim kishte si qëllim bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të vetqeverisjes vendore në kuadër të luftës kundër kultivimit e trafikimit të bimëve Canabis – Sativa. Theksi kryesor në këtë takim u vendos në detyrat e çdo institucioni, në planin e përbashkët ndërinstitucional dhe në rritjen e bashkëpunimit, identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e individëve apo grupeve aktive kriminale. Nga ana e Prefektit u kërkua angazhim maksimal i Policisë, Bashkive, Njësive Administrative, Kryepleqve si dhe të gjithë institucioneve që kanë detyrime ligjore në gjietjen dhe goditjen përfundimtare të këtij fenomeni.Prefekti i Qarkut bëri një panoramë të përgjithshme të punës në drejtim të parandalimit, ndërgjegjësimit, sensibilizimit në të njëjtën kohë kërkoj nga të gjithë strukturat anëtare të Task Forcës një ritëm të lartë pune, një intensitet më të lartë kontrollesh në terren duke aktivizuar të gjithë sistemet e informacionit të cilat do bëjnë të mundur një kontroll të plotë e një monitorimin rigoroz për këtë çështje kaq të rëndësishme.