Takim kortezie me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Z. Vincenzo Del Monaco.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto priti në një takim kortezie Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Z. Vincenzo Del Monaco.Prefekti e vlerësoi shumë këtë takim si dhe rolin e e rëndësishëm të OSBE-së në mbështje të forcimit të mëtejshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale.Pasi e falenderoi përzemërsisht për vizitën, Prefekti bëri një panoramë të përgjithshme të situatës aktuale në qark, duke e njohur Ambasadorin Del Monaco më mirë me nismat dhe veprimtaritë e ndërmara si dhe me nevojat dhe prioritetet e punës për të ardhmen .Të pranishmit diskutuan mbi shume tema ku sigurisht kryefjalë ishin nismat që janë ndërmarrë në çështje të rinisë, sigurisë si edhe rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ndërinstitucional.Nga ana e tij Ambasadori Del Monaco u shpreh se prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbetet një mbështetje e fortë në ndërmarjen e projektevetë përbashkëta dhe në thellimin e bashkëpunimeve në të ardhmen.