Takim koordinues.

Sot më datë 01.06.2021 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim koordinues ku ishin të pranishëm Zv. Ministri i Brendshëm, Z. Besfort Lamallari , Drejtoresha për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrisë Brendshme znj. Alma Mele, Kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës, Znj. Emirjana Sako, Kryetari i Bashkisë Shijak Z. Elton Arbana, Përfaqësuesi i Bashkisë Krujë Z. Saimir Shuli, N/Dr i Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës Z. Agron Çeli, Drejtori për Kufirin dhe Migracionin Durrës Z. Ndue Doci, Shefi i Policisë Rrugore Durrës Z. Andi Ajazi, Drejtori i IKMT-së Durrës Z. Elvison Keçi, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës Z. Vasip Çopa si dhe drejtues të strukturave mbështetëse pranë bashkive. Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja dhe zbatimi i planit të veprimit për sezonin e ri turistik 2021, si dhe nxitja e Kryetareve të Bashkive dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe IKMT për çështjen e ndërtimeve pa leje apo në tejkalim të lejes, sipas të gjithë parashikimeve të reja të Kodit Penal dhe urdhërit të Ministrit të Brendshëm. Zv. Ministri i Brendshëm në fjalën e tij theksoi rolin dhe rëndësinë që kanë strukturat përgjegjëse në drejtim të menaxhimit të sezonit turistik si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet strukturave të njësive të vetqeverisjes vendore dhe policisë së shtetit si për çështjet e ndërtimeve paleje apo në tejkalim të lejes. Ky bashkpunim duhet të sigurojë një territor pa ndërtime të paligjshme dhe pa abuzime në drejtim të infrastrukturës gjithashtu Zv. Ministri i kërkoj të panishmëve adresimin e nevojave dhe problematikave të hasura deri tani për një koordinim dhe zgjidhje sa më efikase në funksion të punës së përbashkët.Nga Prefekti i Qarkut u bë një panoramë e masave përgatitore që po ndërmeren për sezonin turistik dhe angazhimin e të gjitha strukturave si ato bashkiake dhe degëve territoriale në drejtim të mbarëvajtjes dhe menaxhimit të sezonit të ri turistik 2021.Në takim u ngritën edhe u analizuan problematika të ndryshme për të cilat u kërkua bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndihmë nga Ministria e Brendshme përsa i përket mbrojtjes së mjedisit në drejtim të mbetjeve urbane, dizinfektimit ajror, ruajtjes së hapsirave publike, përshpejtimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për sa i përket aplikimeve për stacionet e plazhit në e-Albania, çështjet e vendosjes së gjobave, aksesimin e Policisë Bashkiake në vendosjen e tyre, si dhe bashkepunimit ndërmjet strukturave të bashkisë dhe Policisë së Shtetit për sa i përket ndërtimeve informale si dhe atyre provizore për shkak të tërmetit.Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit u kërkua krijimi i urave të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të reja në funksion të garantimit të kushteve, sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist!Ky ishte takimi i parë koordinues, i cili do të pasohet edhe nga takime të tjera për këtë qëllim.