5 Maj – “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”!

5 Maj – “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”! “Dita e Njerëzve të Pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë”!Ashtu si çdo vit tjetër në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, në Mauzoleumin e Deshmoreve u organizua një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm: Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto, Kryebashkiakia e Durrësit, Znj. Emiriana Sako, Kryetari i Qarkut Durrës Z.Alfred Mullaraj, Deputetë të Qarkut si dhe përfaqësues të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Të pranishmit kryen homazhe në respekt dhe mirënjohje të veprës heroike të këtyre heronjve, vendosën kurora me lule duke u përkulur me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën e tyre dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë vendit.I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!