Në një event simbolik të zhvilluar pranë ambienteve të Hotel Adriatik Durrës, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto përcolli një falënderim të sinqertë në shenjë mirënjohje për të gjithë stafin e këtij hoteli për mbështetjen e pazëvëndësueshme, gadishmërinë, profesionalizmin, por edhe organizimin e menjehershëm gjatë situatës emergjente që solli tërmeti shkatrrimtar i 26 nëntorit 2019, në strehimin e qytetarëvë të qytetit të Durrësit.
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:768/h:1024/q:mauto/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/97e4e418-a17f-4495-a681-e44f6c9ccad6-1-1.jpg)
Prefekti e vlerësoj maksimalisht këtë akt human si shprehje të një zemërgjerësie dhe përgjegjësie të lartë qytetare, duke e bërë më aktuale se kurrë shprehjen: “Shtëpia e shqipëtarit është e zotit dhe e mikut”
Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm nuk do të ishte e lehtë të menaxhohej kjo situatë.
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:768/q:mauto/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/486ef877-4cea-4863-87de-8cc6dd15dda5-1.jpg)
Mirënjohje dhe falenderime pa fund për këtë kontribut të çmuar!