![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:768/q:mauto/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/2ca7fe50-cc7f-4e29-a289-4e5d2017fe36.jpg)
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:768/q:mauto/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/pemet-3.jpg)
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:768/q:eco/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/68e7357c-c561-4cce-ad71-cb4670f08baf-1.jpg)
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:580/h:435/q:eco/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/3.jpg)
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:682/q:eco/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/pemet-7.jpg)
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:682/q:eco/f:best/ig:avif/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/pemet-9.jpg)
Në kuadër të fushatës kombëtare “Krijo oksigjenin tënd”, iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto ju bashkua kësaj nisme #mbill5pemetetua #krijoO2tend me qëllim pasurimin e hapësirave të gjelbërta në qark, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendorë të OSHEE, Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave dhe Ndërmarjen Komunale Plazh të cilët angazhuan strukturat e tyre duke u bërë pjesë e këtij aksioni për një mjedis më të pastër dhe jetë më të mire. U mbollën rreth 100 fidanë pishe në zonën e Plepave pranë Terminalit të autobuzëve. Ky aksion po zhvillohet paralelisht dhe në qytetin e Krujës ku fëmijët e Komunitetit Rom ju bashkuan kësaj nisme dhe mbollën rreth 20 rrënjë ullinj në mjediset pranë “Kalasë së Krujës”.