1. Programi i Transparencës
2. Kordinatori i Informimit
3.Kërkesë për informacion
4. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR PREFEKTURËN E QARKUT DURRËS
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Prefekturen Qarku Durres. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare w ww.prefektidurres.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP- së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË PREFEKTURES QARKUT DURRES
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Institucionit te Prefektit | Neni 7/1/a/d i ligjit 119/2014 |
|
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,
Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..
|
Menuja përkatëse në faqe zyrtare. | Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse |
Akte ndërkombëtare
ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b
|
Legjislacioni | Sektori Juridik | ||
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.
|
Neni 7/1/c/g | Model tip kerkese.
Adresa postare: Prefektura Qarkut Durrës, Sheshi Liria, Durrës, Albania Adresat elektronike: prefekti.durres@mb.gov.al
edrejtaperinformim@prefektidurres.gov.al Numri i telefonit: ++355 52 23459. Orari i punës : E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E Premte 08:00 – 14:00 |
Menjëherë në rast
ndryshimesh. |
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (Koordinatori për të drejtën e informimit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun) | |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,
orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
|
Neni7/1/ç | Adresa postare: Prefektura e Qarkut Durrës, Sheshi “Liria”, Durrës.
Koordinatori për të drejtën e informimit znj. Greta Stajka
Adresat elektronike: prefekti.durres@mb.gov.al
edrejtaperinformim@prefektidurres.gov.al
Numri i telefonit: ++355 52 23459. Orari i punës : E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E Premte 08:00 – 14:00 |
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse
Koordinatori për të drejtën e informimit |
||
Përshkrim
i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
|
Neni 7/1/d
|
Prefekti emërohet nga Këshilli i Ministrave.
Nënprefekti emërohet nga Ministri i Punëve te Brendshme.
|
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse. | ||
Mekanizmat monitorues;
raporte auditi; dokumentet me tregues performancë
|
Neni7/1/ | Plani Vjetor i Punës.
Raportet e auditimit të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit publikohen në adresën:
|
Menjëherë pasi
janë kryer |
Sekretari i Përgjithshëm
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse. |
|
Buxheti | Neni 7/1/e | Buxheti | Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse. | ||
Informacion për procedurat e prokurimit. | Neni 7/1/ë | Regjistër i parashikimeve të Prokurimit Publik
|
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse.
Sektori Juridik |
||
Shërbimet e autoritetit për publikun. | Neni
7/1/f |
VKM Nr. 134 datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në RSH për përdorim për jashtë vendit…”
Lëshimi i çertifikatave nga Gjendja Civile
|
Vazhdimisht | Sektori i Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara.
Arkiva e Gjendjes Civile |
|
Mbajtja e dokumentacionit nga AP | Neni 7/1/h | Ligji për arkivat | Vazhdimisht | Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit) | |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8
të ligjit nr.119/2014.
|
Neni 7/1/i | Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Vazhdimisht | Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun)
|
|
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.
|
Neni 7/1/k | VKB dhe VKQ | Vazhdimisht | Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun)
|
|
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l | Takime dhe aktivitete të ndryshme |
Pas miratimit nga titullari.
|
Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (Specialisti i marrëdhënieve me publikun) |