Takim mbi marrjen e masave parandaluese në përballimin e situatave emergjente për sezonin vjeshtë-dimër 2023-2024.

Sot, më datë 24.11.2023 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u organizua mledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile mbi analizën e punës së bërë deri më tani dhe mbi marrjen e masave parandaluese në përballimin e situatave emergjente për sezonin vjeshtë-dimër 2023-2024.

Në takimin e organizuar ishin të pranishëm Z.Arben Xhaferri Dr i Drejtorisë së Politikave të Çështjeve Vendore në Ministrinë e Brendshme, Z.Leonard Qyra përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z. Renis Mullaj dhe të gjithë anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës.

Në fjalën e tij, Prefekti bëri një analizë të përmbledhur të situatës në Qarkun Durrës duke vlerësuar punën dhe angazhimin e treguar sidomos në menaxhimin e rasteve dhe vatrave te zjarrit përgjatë këtij viti krahasuar me 2022, çka dëshmon për suksesin tonë në neutralizimin e tyre. Dukshëm në të gjithë treguesit kemi të dhëna pozitive dhe shumë inkurajuese për efektivitetin e strukturave tona në përballimin e situatave emergjente në qarkun tonë.

Ndonëse me arritje të rëndësishme në raport me një vit më parë , Prefekti nuk la pa përmëndur masat parandaluese, mbrojtëse dhe reaguese, që duhet të merren nga bashkitë, inspektoriatet dhe institucionet ligjzbatuese, për përballimin e emergjencave sezonale dimërore me qellim rritjen e efiçencës së reagimit në kohë nga të gjithë strukturat ligjzbatuese. Koordinimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm për të mos patur pasoja në jetë njerëzore e dëme materiale sa herë ndeshemi me situata emergjente.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi si struktura më e lartë e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, drejtuesit e institucioneve pjesmarrëse diskutuan dhe shtruan probleme të rëndësishme mbi organizimin dhe bashkëveprimin e punës dhe veprimtarisë së Institucioneve Vendorë dhe Qëndrorë në nivel Vendore, për planifikimin dhe përballimin e situatave të mundshme emergjente në sezonin vjeshtë-dimër 2023- 2024.

Emergjencat civile janë një nga fushat prioritare të përgjegjësisë së Institucionit të Prefektit dhe si e tillë garantojmë për angazhimin tonë maksimal për të marrë të gjitha masat dhe për të aktivizuar të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore në funksion të minimizimit të rrisqeve potenciale.

Prefektura e Qarkut Durrës, është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe strukturat qoftë në terren, qoftë atyre të mbrojtjes civile dhe ndjek hap pas hapi dinamikat e çdo lloj situate që paraqitet në territor, duke raportuar dhe marrë parasysh kërkesat për mbështetje për çdo rast vështirësie ku paraqitet e nevojshme.