Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani organizoj sot mbledhjen e radhës së Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2023.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani organizoj sot mbledhjen e radhës së Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2023.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të Ministrit të Brendshëm të sapo emëruar Z.Taulant Balla me dymbëdhjetë prefektët e qarqeve, ku detyrë e veçantë u la për mirë funksionimin e Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror.

Në ketë mbledhje u kërkua monitorim rigoroz i vijës së parë të detit dhe rëndësi parësore të ketë kontrolli i vendbazimeve dhe mjeteve lundruese me motor për argëtim, kullave të vrojtimit dhe rojet e plazhit.

Në këtë kontekst mbledhja e sotme përfshiu një pjesë të institucioneve që përbëjnë Task-Forcën Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror si: Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës, Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Durrës, Bashkinë Durrës, Policinë Bashkiake Durrës dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Gjatë mbledhjes u diskutuan një mori çështjesh të mprehta për sa i përket mbravajtjes së sezonit turistik në përgjithësi dhe sigurisë së pushuesve në veçanti, çeshtje të cilat kanë të bëjë me monitorimin e rreptë të vendbazimeve të cilët do të duhet të jenë sipas kritereve të kërkuara në ligj e për më tepër do të duhet të pajisen me certifikatën e Operatorit Turistik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për të vijuar më pas lirisht veprimtarinë e tyre detare me qëllim argëtimi.

Një tjetër çështje e diskutuar me ndjeshmëri të lartë ishin edhe kullat e vrojtimit të cilat ashtu si vendbazimet do të duhet të jenë çdo 80 m largësi mes tyre, duke plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në ligj, si dhe vrojtuesit e plazhit të cilët janë të liçencuar dhe patentuar, por në mënyrë sporadike sipas kontrolleve të përditshme në terren rezulton të mos jenë në gadishmëri në kullat e vrojtimit.

Mbledhja u mbyll me lënien e detyrave për secilin institucion sipas kompetencave që i ngarkon ligji në mirë monitorimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve në shkelje të ligjit dhe marrjen e masave administrative kundrejt tyre.