Analiza 6-mujore të veprimtarisë së Komitetit Rajonal Anti Trafik.

Në bazë të Planit të Veprimit të KRAT 2023, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Rajonal Anti Trafik, zhvilloj analizën 6-mujore të veprimtarisë së ketij komiteti, ku ishin të pranishëm të gjithë strukturat shtetërore dhe organizatat jo qeveritare anëtare.

Prefekti në fjalën e tij bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës në qarkun tonë për këtë periudhë, duke vlerësuar përpjekjet e vazhdueshme që janë bërë nga të gjitha strukturat anëtare në luftën kundër trafikimit të personave, duke vënë theksin në çështjet kryesore të cilat kanë qënë prioritet i punës për këtë periudhë ku më të rëndësishmet në fokus kryesor të diskutimit ishin∶

????Puna e bërë dhe masat e marra për fëmijët në situatë rruge si një çështjë mjaft sensitive që gjatë sezonit turistik theksohet dukshëm si fenomen për shkak edhe të fluksit të fëmijëve që lypin të ardhur nga qytete të tjera.

????Plani i masave të marra në ngritjen e programeve verore nga strukturat e Bashkive , NJMF, dhe OJF në kuadër të integrimit gjatë sezonit turistik, për të zbutur fenomenin e fëmijeve në situatë rruge pasi dihet impakti i rëndësishm që ato kanë në këtë drejtim.

????Si ka vijuar bashkërendimi dhe koordinimi i punës midis të gjithë aktorëve pjesmarrës me strukturat e Policisë së Shtetit?

????Si ka vijuar bashkëpunimi midis strukturave të punësimit dhe drejtorisë arsimore për punësimet sezonale, si një mekanizëm që jep efekt të drejtpërdrejtë në uljen e trafikimit të pëersonave, çfarë projektesh do të zbatojë zyra e punës dhe si do ti monitorojë ato?

Në takim të pranishmit pasqyruan problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kundër Trafikimit të Personave, si edhe sfidat në gjetjen e zgjidhjeve për zhdukjen e këtij fenomeni gjithashtu diskutuan masat konkrete që janë marrë dhe priten të ndërmerren.

Në përfundim Prefekti vuri theksin tek rëndësia e parandalimit të trafikimit i cili kërkon një bashkërendim institucional të vazhdueshëm dhe përfshirje integrale të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme përmes fushatave sensibilizuese e informuese deri tek rritja e kapaciteteve të personave përgjegjës për tu njohjur me proçedurat standarde të veprimit në raste të caktuara.

Anëtarët e Tryezës teknike rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim në intensifikimin e luftës së përbashkët kundër trafikimit të qënieve njerëzore.