Mbledhje e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot datë 30.05.2023 mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Si gjithmonë kryefjala në këtë takim ishte shfrytëzimi i burimeve ujore me përgjegjshmëri të lartë në respekt të plotë të detyrimeve ligjiore dhe përgjegjësive sociale për të garantuar dhe mbrojtur shëndetitn publik, mjedisin pa cënuar për asnjë rast këtë pasuri tonën të përbashket, ujin.

Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar,vendimit nr 550, datë 15.07.2020, 19 nëntëmbëdhjetë projekt vendime të cilat gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.