Takim me qëllim ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit Nr.190 dt.15.11.2022 për ngritjen e Task-Forcës me qëllim ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo biodegradueshme”, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani zhvilloi sot një takim ku ishin të pranishëm: ekspert nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Z. Polikron Horeshka, Znj.Adriana Shtëmbari, Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut ZGjergj Muzhaqi, Specialistë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Zv/ Kryetarët e Bashkive Durrës, Shijak, Drejtuesit e strukturave të Policive Bashkiake në rang qarku, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Doganës Durrës.

Në takim u bë një përmbledhje punës së përbashkët, u diskutua mbi masat e marra, problematikat e dala dhe çfarë mund të bëhet më teper në këtë drejtim.

Institucionet përgjegjëse shtetërore monitoruese kanë një rol kyç për garantimin e plotësimit të standarteve të kërkuara nga ligji, si dhe për ndalimin e të gjitha subjekteve që nuk respektojnë rregullat.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, kësaj të fundit i është shtuar kompetenca e verifikimit të respektimit të normave ligjore në lidhje me përdorimin në tregje të qeseve plastike.

Gjatë takimit të pranishmit dakordësuan të ndërmerret një fushatë komunikuese e ndërgjegjësuese në tregje dhe subjekte private brenda territorit të qarkut tonë, për të garantuar që veprimtaria e prodhimit dhe e përdorimit të ambalazheve plastike të llojeve të ndryshme të kryhet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Prefekti në fjalën e tij kërkoi nga të pranishmit një qasje të re, vëmendje të shtuar në këtë drejtim, bashkëpunim dhe informim mbi masat e mara, koordinim ndërinstitucional ku fokusi të jetë zbatimi i iniciativave të qeverisë shqiptare, që kanë në thelb mirëqënien e përbashkët për përdorimin racional të mjedisit, reduktimin e nivelit të mbetjeve si dhe parandalimin e dëmtimit të tij, duke mbrojtur njëkohësisht shëndetin tonë e të brezave.

Duhet të vendosim një standard të ri që duhet ta respektojmë të gjithë, duke e konsideruar mbajtjen pastër të territorit dhe garantimin e produkteve me siguri për konsumatorin, si një standard të panegociueshëm.