Takimi i Emergjencave Civile pёr sezonin vjeshtё-dimёr 2021-2022

Sot më datë 19.11.2021, Nё institucionin e Prefektit u organizua nёn drejtimin e Prefektit takimi i rradhёs, mbi bazёn e planit tё monitorimit, inspektimit vjetor pёr masat e marra nё interes tё emergjencave sezonale vjeshtё-dimёr 2021-2022. Në këtë takim ishin të pranishëm: Nёn/kryetarёt e Bashkive Durrёs, Shijak, Krujё, Drejtorёt e Degёve Territoriale nё Qark dhe Kryetarët e Njësive Administrative të Bashkive. Qëllimi i takimit ishte marrja e masave konkrete planizuese dhe reaguese nga bashkitë dhe institucionet në Qark për parandalimin e emergjencave dimërore (pёrmbytjet), minimizimin e dëmeve dhe përballimin e situatёs që mund të krijohet, nisur kjo nga pёrvojat e deri tanishme dhe problematikat e krijuara nga reshjet e dendura gjatë periudhës Dhjetor 2020 – Shkurt 2021. Prefekti bëri një analizë të përmbledhur të situatës në Qarkun e Durrësit duke vlerësuar punën dhe angazhimin e të tre bashkive. Në takim u trajtua puna e bërë nga strukturat përgjegjёse që kanë të bёjnë me mbrojtjen civile në interes të periudhës Vjeshtë – Dimër. Në fjalën e tij theksoi përmbushjen e detyrave ligjore dhe ndjekjen me prioritet dhe angazhim maksimal të të gjitha detyrave që pёrcaktohen në kuadrin ligjor ndërmjet strukturave vendore në nivel qarku ku rëndësi merr fortësimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, MZSH, Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e gadishmërisë së forcave dhe mjeteve, në përballimin me sukses të situatave emergjente gjatë periudhës së dimrit.Si pёrfundim Prefekti u la detyrё pёrkatёse tё gjitha strukturave pёrgjegjёse tё Bashkive dhe Degёve Territoriale duke i kushtuar njё vёmёndje tё veҫantё Sektorit tё Emergjencave Civile.Prefekti e mbylli kёtë takim duke i falenderuar të pranishmit për punën e bërë dhe gatishmërinë e tyre