Takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT)

Në bazë të Planit të Veprimit të KRAT 2021, U organizua sot, Dt 08.07.2021 një takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT), për të analizuar veprimtarinë e KRAT gjatë periudhës 6-mujore Janar-Qershor 2021.Në këtë kakim ishin të pranishëm përfaqësues anëtarë të kësaj Tryeze Teknike nga Bashkia Durrës, Shijak, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësisia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Drejtoria Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore si dhe Organizata World Vision.Në këtë takim u pasqyruan problematikat e hasura gjatë kesaj periudhe në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kundër Trafikimit të Personave, masat e marra për sezonin turistik në lidhje me fëmijët në situatë rruge si edhe sfidat në gjetjen e zgjidhjeve për zhdukjen e këtij fenomeni, gjithashtu u diskutuan masat konkrete që janë marrë dhe priten të ndërmerren në funksion të zbatimit të kësaj strategjie në vazhdim.Sekretari i Përgjithshëm Z.Shyqyri Roda, bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës në qarkun tonë për këtë periudhë 6-mujore ku rezultojnë vetëm 4 raste të personave viktimë e mundëshme trafikimi të cilët janë trajtuar dhe kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme nga strukturat e KRAT.Përfaqësuesit e institucioneve të përfshira raportuan mbi zbatimin e planeve të veprimit të hartuara, bashkëpunimet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër trafikimit për periudhën Janar – Qershor 2021 si dhe komunikuan objektivat e tyre të punës për të ardhmen .Diskutimi u përqëndrua në progresin e arritur, dhënien e rekomandimeve me synimin e përbashket të ndarjes së praktikave më të mira në gjetjetjen e zgjidhjeve të reja në secilën nga fushat si hetimi, mbështetja dhe parandalimi i viktimave të trafikimit.Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të hapura, ku përfaqësuesit shprehën sygjerimet dhe rekomandimet e tyre në dobi të punës së përbashkët duke synuar fuqizimin e kapaciteteve.Në përfundim të takimit Anëtarët e Tryezës teknike rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim në intensifikimin e luftës së përbashkët kundër trafikimit të personave.