Sot më datë 15.05.2019, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland Nasto u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore të krijuar sipas VKM-së nr 593 datë 19.10.2018 “Për përbërjen, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e Komiteteve të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”.
![](https://mle7m2jb94ox.i.optimole.com/w:1024/h:768/q:auto/https://www.prefektidurres.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/zonate-mbrojtura-2.jpg)
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të të gjithë institucioneve që janë pjesë e këtij Komiteti përfaqësues nga Ministria përgjegjëse për çështjet e mjedisit, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, përfaqësues nga Bashkitë Durrës, Krujë dhe institucionet vendore që kanë lidhje direkt me planin e menaxhimit të zonave të mbrojtura mjedisore, konkretisht bujqësisë, turizmit, infrastrukturës energjisë, ujërave, , arsimit, trashëgimisë kulturore si dhe përfaqësues të shoqërisë civile mjedisore në nivel lokal etj.Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi mbi miratimin e rregullores së hartuar në zbatim të VKM-së Nr.593 datë 09.10.2018 për funksionimin e brençëm të “Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore” si dhe shpalosja e planit të masave që duhen marrë për parandalimin e mbrojtjen nga zjarri për vitin 2019.
Gjatë takimit pati diskutime ndërmjet pjesëmarrësve të cilët raportuan për ecurinë e punës duke vënë theksin mbi disa nga problematikat e hasura gjithashtu u bë një analizë e plotë mbi gjendjen e masave mbrojtëse dhe parandaluese për situatat e zjarreve (emergjencat verore), në menyrë që të jemi të përgatitur duke patur parasysh edhe rëndësinë turistike të këtyre zonave.
Prefekti në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe kërkesën e vazhdueshme për një koordinimi dhe bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me mbrojtjen dhe kujdesin që duhet treguar për zonat e mbrojtura të Qarkut tone duke u fokusuar në zbatimin e detyrave me standarte sa me të larta, gadishmërinë e secilit institucion pjesë përbërëse e këtij komiteti, përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standarteve ndërkombëtare, duke ruajtur dhe përdoruar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.
Prefekti shprehu gadishmërinë e tij për të mbështetur maksimalisht këtë Komitetit për të garantuar mirëmenaxhimin e këtyre pasurive kombëtare të natyrës sonë.
Në përfundim anëtarët, në unanimitet miratuan rregulloren e përbashkët.