Më datë 01.02.2019 ora 11.00 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Z. Roland Nasto u zhvillua Analiza Vjetore e punës per vitin 2018. Në këtë analizë ishin të pranishëm: Drejtoresha e Monitorimit dhe Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Znj. Alma Mele, Drjetuesit e Degëve Territoriale të Qarkut Durrës si dhe Administrata e Prefektit.
Kjo analizë drejtohej nga Prefekti i Qarkut i cili përmes prezantimit të materialit të Analizës Vjetore pasqyroi në detaje të gjithë treguesit e punës, bazuar në planin e punës së Institucionit dhe objektivat e qeverisë. Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë kësaj analize përfshinë kryesisht punën e realizuar dhe problematikat e evidentuara, me qëllim zgjidhjen e tyre. Shefat e sektorëve diskutuan mbi ecurinë e deritanishme në zbatim të detyrave të planifikuara dhe nivelet e arritura.
Gjatë analizimit të situatave, problematikave, dhe arritjeve të vërejtura përgjatë vitit 2018, Prefekti nënvizoj se një punë intensive dhe shumë sfida na presin në 2019, për të përmbushur detyrat , dhe prioritetet e qeverisë. Persa i takon punës së bërë nga ana e Administratës së Institucionit të Prefektit kemi pasur angazhim konkret për realizimin e detyave të ngarkuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2018. Pranë Institucionit të Prefektit në zbatim të Nenit 14 të ligjit 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, dhe akteve ligjore dhe nënligjore gjatë vitin 2018 janë ngritur dhe kanë funksionuar disa Task Forca, Komitete dhe grupe pune për problematika të ndryshme, veçanërisht ato në shërbim të komunitetit si:
Task Forca:
Emergjencat Civile (përmbytjet, zjarret).
Luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Plazhet dhe stacionet e plazheve, të mjeteve motorrike.
Ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurma tej normave të lejuara.
Therjen e kafshëve, tregtimin e mishit dhe sigurinë ushqimore.
Reformën e ujit.
Komitete:
Komitetit Rajonal Antitrafik.
Komitetit i Zhvillimit të Turizmit.
Komitetit i Zonave të Mbrojtura.
Anëtarët e këtyre Task Forcave, Komiteteve apo grupeve të punës të ngritura nën drejtimin e Prefektit të Qarkut, janë drejtues dhe nënpunës të Institucioneve të administratës shtetërore, të Degëve Tërritoriale që veprojnë në Qark si dhe të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, të cilët gjatë zhvillimit të aktivitet kanë marrë pjesë, kanë zbatuar detyrat e përcaktuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Realizimi i këtyre detyrave është kryer nëpërmjet koordinimit të punës dhe bashkëpunimit mës Institucioneve Qëndore dhe Vendore në nivel Qarku.
Në përfundim Prefekti vuri theksin në rëndësinë që i duhet kushtuar përcaktimit të objektivave për të ardhmen. U dhanë rekomandimet e duhura me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe performancs në çështje të cilat kërkojnë përkushtim dhe angazhim nga të gjitha strukturat. Këtë vit profesionalizmi dhe integriteti moral do të jenë kusht thelbësor i punonjësve të Administratës së Prefektit.
Prioritete për vitin 2019:
Respektimi i kuadrit ligjor për realizimin e programit qeveritar në arsim, shëndetësi, turizëm, punësim, bujqësi, uji i pijshëm, energji,siguria publike dhe shërbimi zjarrfikës.
Shqyrtimi i ankesave dhe kërkesave të qytetarëve duke i adresuar drejt zgjidhjes ligjore.
Rritja e përgjegjësisë dhe angazhimi i strukturave përkatëse në planifikimin dhe marjen e masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatatave të mundshme emergjente dhe krizave në qark gjatë vitit 2019.
Verifikimi i ligjshmërisë së akteve me karakter normativ të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe zbatimi i ligjshmërisë në veprimtarinë e institucionit të Prefektit.
Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente.
Zbatimi i legjislacionit në drejtim të zhvillimit urban dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kontrolli i territorit, siguria dhe ruajtja e rendit publik.
Zbatimi i Buxhetit të Institucionit të Prefektit.