Takim i Komitetit Rajonal Anti Trafik

Sot, në kuadër të Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit, u zhvillua një tryezë shumë e rëndësishme që, teksa evidentoi arritjet dhe sfidat, vuri theksin edhe mbi angazhimin e çdo faktori ndërinstitucional për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Takimi u organizua në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe me mbështetjen e Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Pjesëmarrësit ndanë praktika të mira dhe përvoja institucionale, duke riafirmuar gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë masa konkrete që synojnë forcimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave, duke vendosur në qendër dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *