Mbledhje e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm

Prefekti i Qarkut Durrës, z. Adrian Gurra, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, zhvilloi më datë 10 shkurt 2026 mbledhjen e Këshillit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm–Erzen–Mat.

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 141, të ligjit nr. 29/2024, “Për Burimet Ujore”, i ndryshuar, dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 319, datë 11.06.2025, gjatë mbledhjes u shqyrtuan nëntë projekt-vendime lidhur me kërkesat për leje përdorimi dhe shfrytëzimi të burimeve ujore nëntokësore dhe sipërfaqësore për qëllime të ndryshme, duke përfshirë përdorime industriale, sanitare dhe të tjera të ligjshme.

Të nëntë projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësinë e plotë dhe u miratuan me unanim nga të gjithë anëtarët e pranishëm.Mbledhja konfirmoi angazhimin e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm për menaxhimin e qëndrueshëm dhe ligjor të burimeve ujore, duke garantuar transparencë dhe efikasitet në vendimmarrje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *